Jump to content

Draft:Ylli Merja

From Wikipedia, the free encyclopedia

Ylli Merja (lindur më 5 Tetor, 1961) është një farmacist i përqëndruar në studimin e bimëve medicinale, përgatitjen e përzierjeve bimore me bimë medicinale në ndihmesë të trajtimit të sëmundjeve të ndryshme dhe përgatitjen e ekstrakteve bimore e produkteve kozmetike me bimë medicinale.

Merja ndoqi studimet në Universitetin "Eqerem Cabej" në Gjirokastër, dega Mësuesi. Me pas ai ndoqi studimet në degën farmaci. Që nga viti 1994 Merja ka filluar aktivitetin e tij me prodhimin e produkteve bimore në Tiranë, i cili vazhdon edhe sot.

Biografia

[edit]

Lindi më 05.10.1961 në Nivicë, Tepelenë. Përfundoi aty shkollën tetëvjeçare "Shuko Dalipi". Me pas vazhdoi shkollën e mesme në Progonat të Tepelenës.

Shkollën e lartë e kreu në Universitetin "Eqerem Cabej" në Gjirokastër, dega Mësuesi, ne vitin 1985, ku spikati si për rezultate të larta në mësime dhe për bashkëpunimin cilësor me shtypin e shkruar si në gazetën "Mësuesi", dhe në Radio Gjirokastër. Pas shkollës, filloi punë në Nivicë, në shkollën "Shuko Dalipi", në po atë shkollë ku kishte marrë mësimet e para, ku u dallua si një mësues novator në mësimdhënie dhe për prodhimin e mjeteve didaktike, në shërbim të lidhjes së mësimit me praktikën.

Në vitin 1989 u dekorua nga Ministria e Arsimit me Medaljen e Artë "Naim Frashëri" si mësues I dalluar dhe me rezultate të larta në mësimdhënie. Më pas Merja u bë drejtori I shkollës “Shuko Dalipi”; ai e drejtoi shkollën me përkushtim duke përmirësuar mësimdhënien dhe rriti në maksimum mirëmbajtjen e shkollës dhe metodikat e mësimdhënies.

Më tej në vitin 1994, Ylli Merja vjen në Tiranë për të filluar aktivitetin me bimë medicinale duke vazhduar rrugën e babait dhe nënës së tij të mirënjohur në tërë Labërinë si mjekë popullorë dhe njohës të vlerave të jashtëzakonshme të bimëve medicianle shqiptare. Krahas kësaj, në vitet 2009-2014 kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në degën Farmaci duke përfunduar edhe masterin shkencor në Farmaci.

Në vitin 2017 kreu një specializim në Shtetet e Bashkuara për bimët medicinale dhe për vetitë e tyrë shëruese për shëndetin e njerëzve. Gjatë këtyre viteve punoi në ndërtimin e jo vetëm një klinikë mjekësore me orientim holistik, por edhe formimin e bazave të mjeksësisë alternative në Shqipëri për krijimin e trajtimeve komplekse të sëmundjeve me anë të bimëve medicinale dhe dietës ushqimore.

Merja e ka filluar aktivitetin në një dyqan të thjeshtë, duke e kthyer në një farmaci bimore me 400 lloje bimësh duke nisur nga Veriu në Jug të Shqipërisë dhe shumë bimë me efekte të njohura nga shtete të ndryshme të botës si nga Amerika, Azia dhe Afrika.

Trajtimet komplekse bimore janë një risi e re në Shqiperi për trajtimin e sëmundjeve të brendshme që vazhdojnë të përmirësohen cdo ditë e më shumë nga punët kërkimore shumëvjecare të Ylli Merja.

Libra

[edit]
  • Nga udha e artë e bluzave të bardha tek urdhri i mjekut shqiptar : portrete mjekësh të shquar deri tek UMSH Ylli Merja, Zenel Anxhaku (2018)
  • Mjekësia alternative shqiptare - Risi në trajtimin e sëmundjeve të kockave. Ylli Merja (2019)

Referenca

[edit]